“Mos ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi rrezikon liberalizimin e vizave”

Mos ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, sipas shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, do të rrezikonte liberalizimin e vizave.

Sokol Havolli ka thënë se shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës kjo çështje, transmeton Koha.net.

“Shumë shpejt do të procedohet në Kuvendin e Kosovës, ratifikimi i demarkacionit do të ndodhë para liberalizimit të vizave”, ka thënë Havolli në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka shtuar se edhe pas Kushtetutës së ’74-ës në ish-Jugosllavi, ajo pjesë kontestuese e demarkacionit ka qenë jashtë territorit të Kosovës. Ky demarkacion, sipas tij, vetëm është vizatuar me një vijë e cila ka ekzistuar më herët.

“Nuk po vendoset kufi i ri. Kosova e ka shpallur pavarësinë me atë kufi dhe është njohur për 111 shtete me atë kufi”, ka përfunduar Havolli.

Temat
LajmeVend

Të afërta