Maqedonia pjesëmarrës në ”Space apps challenge” në NASA

Ekipi i Maqedonis ”Avis” është i vetmi i rajonit që është plasuar në garën ndërkombëtare ”Space apps challenge” të NASA-s, në kategorinë ”Zgjedhja e publikut”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me propozimin e tyre, ”Avis” arriti që të radhitet në mes 25 më të mirëve në nivel botërorë.

Ekipi bërbëhet nga tre nxënës të shkollave të mesme dhe një student. Projekti i tyre kishte të bëjë me një aplikacion për shfrytëzuesti e dronëve, që më lehtë të mund të manovrojnë me fluturaken e tyre, të mos i shkelin rregullat e fluturimit në territor të caktuar dhe të mos vijë deri te ndonjë fatkeqësi.

Votimi është i hapur deri në ditën e diel. Për ta votuar projektin e tyre, klikoni:
https://2016.spaceappschallenge.org/challenges/aero/dont-crash-my-drone/projects/avis-liberta

Temat
LajmeRajon

Të afërta