Lëshime ligjore në të gjitha fazat e tenderimit

Menaxhimi i dobët i kontratave është një prej dobësive kryesore që është identifikuar në raportin “Monitorimi i performancës dhe pajtueshmërisë së sistemit të prokurimit publik në Kosovë”.

Në raport janë pasqyruar të gjeturat e vitit 2015 në kuadër të projektit të Bankës Botërore: Rritja/përmirësimi e implementimi i prokurimit publik, shkruan sot Koha Ditore.

“Menaxhimi i kontratave (të dhënat e procesit të menaxhimit dhe implementimit të kontratave, pagesat dhe aspektet tjera të implementimit) është larg nivelit të duhur ligjor dhe atij të performancës së mirë”, thuhet në raport.

Raporti tregon se në 7 nga 97 rastet e monitoruara menaxheri i kontratës nuk ishte caktuar siç kërkohet me ligj.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore).

Temat
LajmeVend

Të afërta