Ligji për Qeverinë mund të zvogëlojë numrin e ministrive

​Ligji për Qeverinë e Kosovës mund të sjellë zvogëlim të ministrive në Qeverinë e Kosovës, ka thënë Sokol Havolli, shef i Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës.
Riformatimi i Qeverisë, sipas Havollit do të jetë për mbushjen e vendeve që kanë mbetur të zbrazëta, por që do të ketë edhe një vlerësim performancën, transmeton Koha.net.

“Në bashkëpunim me partnerin e koalicionit do të bëhet një vlerësim i performancës në vazhdimësi dhe deri në Ligjin për Qeverinë do të ketë gjasa edhe për zvogëlimin e ministrive”, ka thënë Havolli në “Interaktiv” të KTV’së.

Ai për dialogun me Serbinë ka thënë se do të vazhdojë, por që do të jetë e nevojshme ndryshimi i formatit të dialogut.

“Dialogu do të vazhdojë, mund të jetë e nevojshme të ndryshojë formati i dialogut, çoftë përfshirja e Kuvendit të Kosovës dhe Serbisë, apo edhe përfshirjes së presidencave të të dy shteteve, por edhe shoqërisë civile”, ka përfunduar Havolli.

Temat
LajmeVend

Të afërta