Komunat përmbushën kriteret për vizat

Në konferencën “Orientimet strategjike të qeverisjes Lokale 2016-2026”, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka lavdëruar punën e komunave, duke thënë se kanë bërë punë të mirë për përafrim me Evropën, veçmas me përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave.

Duke folur për strategjinë e qeverisjes lokale për periudhën e ardhshme 10 vjeçare, Mustafa tha se objektiv do të jetë afrimi i qeverisjes lokale me qytetarët.

“Objektivi ynë themelor është që qeverisja lokale të afrohet sa me shume më qytetarët, dhe së bashku të ecim drejtë integrimeve evropiane”, ka thënë kryeministri.

“Komunat deri tani kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm të përafrimit evropian, veçmas me përmbushjen e kritereve që janë shtruar para komunave për liberalizim të vizave”, ka theksuar ai.

Temat
LajmeVend

Të afërta