Kirurgët robotë po tregohen të suksesshëm në operacione

Kanceri i prostatës është kanceri më i zakonshëm në Mbretëri të Bashkuar, me rreth 40,000 raste të reja që diagnostikohen çdo vit.

Por, ndihma për ta mundur këtë sëmundje kërcënuese për jetën është duke u bërë një formë e zakonshme nga kirurgët robotë atje.

Një formë revolucionare e operacionit që përdorë një robot për të hequr tumoret, është përdorur tashmë tek më shumë se 350 pacientë në spitalet e Uellsit.

I emëruar ‘roboti da Vinçi’, makineria është duke u përdorur tri ditë në javë në spitalet në Uells – sidomos tek pacientët me kancer të prostatës.

Prej se është prezantuar në këto spitale, më shumë se 350 operacione janë kryer me sukses duke përdorur pajisjen 3.6 milionë dollarësh.

3412b81b00000578-0-image-a-24-1463054950275_1463074726-380554

Roboti da Vinçi është roboti më i zakonshëm, një set prej katër krahëve robotik që kontrollohen nga kirurgu njeri që rri ulur disa metra më larg tij.

Operacionet, që janë përshkruar si “standardi i artë” për trajtimin e kancerit të prostatës, janë përmirësuar dukshëm prej se ky robot ishte sjellë në Uells më 2014.

Shkencëtarët kanë treguar për herë të parë se një robot mund të kryejë në mënyrë të suksesshme një operacion në njeri. Operacionet në zemër dhe në kancerë të tjerë së shpejti do të mund të kryhen gjithashtu nga robotët – duke reduktuar rrezikun e gabimeve.

Temat
Shëndet

Të afërta