Kastrati gol dhe asistim për Stromsgodsetin

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Flamur Kastrati ka vazhduar me formën e tij të mirë në kampionatin norvegjez.

Anëtari i skuadrës së madhe norvegjeze, Stromsgodset e filloi ndeshjen nga banka rezervë por u inkuadrua në lojë vetëm pas 12 minutave.

Në ndeshjen derbi ndaj Moldes, skuadra e kosovarit humbi me rezultat 4:2, duke pësuar disfatën e tretë këtë edicion teksa ka edhe pesë fitore e dy barazime.

Por më meritori për dy golat e ekipit të tij ishte futbollisti nga Deçani pasi fillimisht asistoi tek goli i parë i shënuar nga Moen në minutën e 62-të.

Kastrati shënoi edhe në minutën e 82-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes 4:2.

Ky ishte goli i dytë për Flamurin në kampionat, teksa ka edhe dy asistime në pesë takime të zhvilluara këtë edicion.

Temat
BotëSport

Të afërta