Hamiti: Mësimi fetar në shkolla mund ta parandalojë ekstremizmin

Xhabir Hamiti nga Bashkësia Islame e Kosovës, në Info Magazine ka thënë se nuk e sheh si diçka të keqe përfshirjen e mësimit fetar nëpër shkolla, njofton Klan Kosova.

“Deklarata e Petrit Selimit erdhi pas asaj të Edi Ramës. Nuk shoh ndonjë të keqe nga mësimi fetar në shkolla, një kurrikulë e përgatitur me kujdes dhe me profesionalizëm nuk bën dëm asgjë”.

Sipas tij, kjo do të ndihmonte në parandalimin e radikalizmit fetar, përmes mësimit adekuat të fesë.

“Nuk ka ndonjë themelim të ndonjë forumi të pedagogëve, intelektualëve, profesorëve se si duhet të plasohet kjo konkretisht.

Orientimi i të rinjve drejt ekstremizmi do të parandalohej me një mësim fetar adekuat me një kurrikulë të veçantë, kjo duke marr për bazë shembuj nga kultura perëndimore”.

Temat
LajmeVend

Të afërta