Deputet I i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, pavarësisht krijimit të koalicionit PDK-LDK, ka thënë se nuk do t’i bashkohet asnjë alternative të re politike të re në vend dhe se do të mbetet pjesë e LDK’së.
“Unë jam pjesë e LDK-së, e një grupi që mendon ndryshe, por jo kundër LDK-së”, ka thënë Gashi në një intervistë për Epokën e Re.
Ai ka thënë se në bazë të deklarimeve të dy liderëve që janë pjesë e koalicionit qeverisës, ky koalicion do ta çojë mandatin deri në fund.
Gashi ka thënë se në ditët e ardhshme, Kosovën e presin zhvillime të rënda, si: formimi i Gjykatës Speciale, presioni i BE-së për ta luftuar korrupsionin, nevoja shumë e madhe për zhvillimin ekonomik dhe mundësia e lëvizjes së lirë për qytetarët.
“Të gjitha këto zhvillime mund të kenë ndikim politik”, ka thënë Gashi.