Eurosong: Shqipëria do të përjashtohet nëse përdor flamurin e Kosovës

Drejtuesit e festivalit europian të këngës e përjashtuan Armeninë për shkak se përfaqësuesit e këtij shteti valëviten flamurin e të ashtuquajturës Republika e Nagorno Karabakh.

Ky shtet nuk pranohet nga ana e Bashkimit Evropian, por as nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.Vlen të theksohet se për këtë krahinë ka disa vite që janë në konflikt të heshtur shteti armen me Azerbajxhanin.

Ndërkaq Eurosong e ka paralajmëruar Shqipërinë që të mos valojë flamurin e Kosovës pasi mund të ketë fat të njëjtë me Armeninë.

Shqipëria përfaqësohet sonte në Eurosong me “Përrallë” të Eneda Tarifas. /Albeu.com/

Temat
LajmeRajonShowbizVend

Të afërta