Zyrtare: Welbeck jashtë fushës për nëntë muaj

Danny Welbeck duket shumë i pafat.

Sulmuesi i Arsenalit dhe Anglisë, Danny Welbeck, do të jetë jashtë fushave për nëntë muaj. Lajmi është konfirmuar nga klubi i Arsenalit, pas operacionit në gju.

Welbeck lëndoi gjurin në barazimin 2:2 me Manchester Cityn pas një përplasjeje me ish mbrojtësin e Arsenalit, Bacary Sagnan.

Ai sapo ishte rikthyer nga një lëndim i tillë që e mbajti jashtë fushave për 10 muaj, derisa tani pritet të mungojë edhe për nënë muaj të tjerë, ndoshta edhe më shumë, shkruajnë mediat britanike.

Temat
BotëSport

Të afërta