Van Gaal: Ende kemi shpresë për LK

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka insistuar se ekipi i tij nuk është dorëzuar në garën për top-katërshe edhe pse mbrëmë pësuan disfatë 3 – 2 nga .

“Djajtë e kuq” me një fitore kundër West Hamit do të kalonin në pozitën e katërt, por dy gola në 15 minutat e fundit, ia siguruan fitoren londinezëve.

Unitedit tani i duhet të mposhtë Bournemouthin në Old Trafford dhe të shpresojë se Manchester City të pësojë disfatë nga Swansea City për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

“Mendoj se ende është e mundur, por tani nuk është në duart tona dhe kjo e bën dallimin”, ka thënë Van Gaal për BBC Sport.
“Është zhgënjyese sepse kishim avantazhin. Humbëm shkaku i ndërprerjeve. Si menaxher ju kurrë nuk jeni i kënaqur, por kur jeni 2 me 1 pas minutës së 70 atëherë duhet ta mbani topin më shumë”, ka thënë veç të tjerash menaxheri holandez.

Temat
BotëSport

Të afërta