Sulmet e ISIS-it lënë të vdekur dhjetëra persona në Bagdad

Të paktën 82 njerëz kanë mbetur të vrarë nga tri sulme me bombë, të cilat kanë shpërthyer në vetura, në Bagdad.

Nga këto sulme të lënduar kanë mbetur 87 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, që paraqet një nga sulmet më të rënda të kohëve të fundit në kryeqytetin Irakian, Bagdad.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi terrorist “Shteti Islamik”, të cilët kontrollojnë sipërfaqet më të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut, ku cak i sulmeve ishin myslimanët shittët, të cilët konsiderohen heretikë.

Temat
BotëLajme

Të afërta