Ronaldo në Premier Ligë? Portugezi takim ‘sekret’ në Londër (Foto)

E ardhmja e yllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo ende është në dilemë pasi shumë media britanike raportojnë se luzitani mund të transferohet në Ligën Premier.

Sipas tabloidit The Sun, Ronaldo ka zhvilluar një takim sekret në një restorant pranë stadiumit të njohur “Stamford Bridge”.

Sipas burimeve të The Sun, thuhet se Ronaldo u fotografua në një vend ideal për takime të fshehta.

“Nuk ndodh shpesh që të takosh Ronaldon, kështu që i kërkova rojeve të tij të sigurisë që të bëja një foto, por njëri prej tyre m’u përgjigj ‘jo tani’”, thotë personi që The Sun citon se ka para Ronaldon në Londër.

CR7 ka qenë i lidhur edhe më parë me Chelsean, ndërsa këtë nuk do ta prisnin mirë tifozët e Manchester United.
ronaldo-1

Temat
BotëSport

Të afërta