Ashtu siç ishte paralajmëruar ditët e fundit, ambasadori amerikan, Donald Lu, dhe ajo e BE-së, Romana Vlahutin, kanë shkuar sot në selinë blu për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar.
Prania e diplomatëve të huaj në mbledhjen e deputetëve demokratë vjen në funksion të punës për miratimin e reformës në drejtësi.
Mësohet se në mbledhjen e sotme nuk është i pranishëm ish-kryeministri Sali Berisha.
Disa prej deputetëve demokratë nuk e kanë mbështetur praninë e dy diplomatëve të huaj në mbledhjen e grupit të tyre, duke e cilësuar si “shkelje të sovranitetit”. Një ndër zërat kundër ka qenë ai i deputetes Jozefina Topalli.
Një ditë më parë, Lu dhe Vlahutin morën pjesë në mbledhjet e grupeve parlamentare të PS-së dhe LSI-së.