Këshilltari i Mustafës: S’e morëm liberalizimin për të humbur tokë

Faton Abdullahu, këshilltar politik i kryeministrit të vendit, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “secili ndryshim në format të Qeverisë duhet të diskutohet mes partnerëve të koalicionit” dhe se nuk mund të jepen afate për këtë gjë.

“Nuk mund ta them tash çfarë ndryshimesh mund të ketë. Do të përcillet performanca dhe puna. Duhet të ketë pajtim absolut në mes partnerëve të koalicionit”, ka thënë ai.

Sa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja, ai shprehet se vështirë se mund të ndodhë kjo. Ndërsa, duke komentuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Abdullahu ka deklaruar se nuk humbet toka e Kosovës me të, “gjë që është dëshmuar edhe nga komisioni ndërkombëtar”.

“Nuk ka indikacione se do të ketë zgjedhje. Koalicioni është i qëndrueshëm, pajtimet janë të mëdha dhe kështu do të vazhdohet. Nuk po humb Kosova në këtë raport me demarkacionin. Nuk e morëm liberalizmin që të humbim tokë. Tashmë është dëshmuar edhe nga ekspertët ndërkombëtarë se Kosova nuk do të humb tetëmijë hektarë”. /klankosova.tv/

Temat
LajmeVend

Të afërta