Ka filluar seanca për rastin “Drenica 1” (Foto)

Në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ka filluar seanca në të cilën do të shqyrtohen ankesat e mbrojtësve në rastin “Drenica 1”.

Në këtë rast të gjithë të akuzuarit që përbëjnë atë që quhet “Grupi i Drenicës”, janë dënuar për krime lufte nga 3 deri në 12 vjet burgim.

Të dënuar në shkallën e parë në “Drenica 1” janë Sylejman Selimi, Sami Lushtaku, Jahir Demaku, Sabit Geci, Avni Zabeli, Sahit Jashari dhe Ismet Haxha.

Mbrojtja pretendon se dënimet janë të pabazuara. Bazuar në këto pretendime është ankuar në Gjykatën e Apelit dhe pret që të akuzuarit të lirohen nga akuzat.

Temat
LajmeVend

Të afërta