Glauk Konjufca: Kundër “Zajednicës” nuk zgjedhi partner të korruptuar apo të pakorruptuar (Video)

Çdo të enjte, nga ora 22:00, në televizionin First Channel do të transmetohet intervista “Saktë”, e cila realizohet si bashkëpunim mes televizionit First Channel dhe portalit Saktë.net.

I ftuari i parë në “Saktë” ishte udhëheqësi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca.
Konjufca ka bërë të ditur se si do të veprojë Vetëvendosja në rast të votimit të ratifikimit të Marrëveshjes të Demarkacionit me Malin e Zi. Ai shpjegoi se pse ju duket joserioze protesta e dy partive tjera opozitare, AAK dhe Nisma për Kosovën dhe arsyet se pse Vetëvendosje nuk do të marrë pjesë në këto protesta.

Konjufca nuk ka kursyer fjalët as ndaj ish – deputetit të kësaj partie, Ilir Dedës. Po ashtu, ai ka folur edhe për simpatinë që SHBA-të kanë për kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe pse në opinionin sekretari i Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, konsiderohet si faktor vendimmarrës.

Në intervistën “Saktë” do të mund të ndiqni edhe përgjigjet e deputetit Glauk Konjufca lidhur me Azem Sylën, të cilin e ka quajtur “peshk të nivelit të dytë”, si dhe atë se në cilat rrethana Lëvizja Vetëvendosje do të bashkëpunonte me Kadri Veselin e PDK-së.

Konjufca është treguar kundër Bashkimit Demokratik për Integrim duke thënë se politikat e këtij subjekti në qeverinë e Maqedonisë kanë qenë kundër shqiptarëve.

Këto dhe shumë të tjera mund t’i ndiqni të enjten nga ora 22:00 në First Channel.

Temat
EmisionetLajmeVend

Të afërta