Edhe Pia Mia dëshiron të duket si Era, kopjon stilin e saj

Pia Mia, është një ndër këngëtaret e reja por që kishte arritur t’i merrte zemrën shumë fansave.

Ajo ka krijuar disa këngë, dhe njihet për një stil të quditshëm. Por ajo sot ka shokuar të gjithë ata që njohin këngëtaren Era Istrefi.

Pia, është veshur me një stil të kopjuar nga Era, e cila ditë më parë ka performuar në një ndër televizionet më të njohura gjermane “Pro Sieben”.

Pia, është shumë e lehtë të kuptohet se ka mundur të dëshirojë të duket si Era, pasiqë ajo ka dëshirën të vishet e tillë por këtë herë ajo shihet qartë se ka kopjuar këngëtaren shqiptare.

Tashmë suksesi i Erës, ka arritur në çdo vend, dhe sigurisht që edhe këngëtaret e huaja do të dëshirojnë vëmendjen që ka Era tani.

Por ajo ka arritur këtë me shumë përkushtim dhe krijim të mrekullueshëm muzikorë si kënga “Bonbon”./Indeksonline/

https://www.youtube.com/watch?v=dD0ZkT1o_mw

Temat
Showbiz

Të afërta