Berisha vazhdon në Serie A, por jo te Lazio

E ardhmja e Etrit Berishës do të jetë përsëri në Serinë A.

Portieri i kombëtares shqiptare të futbollit ka vendosur të largohet nga Lacio në fund të sezonit, pasi synon një skuadër ku të luajë më rregullisht dhe jo të qëndrojë në stol.

Deri tani interesim për të kishin shfaqur skuadra nga Turqia dhe Belgjika, por gjatë ditës së djeshme është mësuar edhe për monitorimin që po i bëhet lojtarit nga klubi i Torinos.

Portieri i kësaj skuadre, Daniele Padeli, pritet të fitojë një ftesë nga kombëtarja italiane për të marrë pjesë në Europian dhe u intereson klubeve të mëdha, gjë që e bën qëndrimin e tij pas verës shumë pak të mundshëm.

Si rrjedhojë, Torino po kërkon një zëvendësues cilësor dhe mendon se Berisha mund të luajë më së miri rolin e titullarit te ky ekip. Eksperienca me kombëtaren shqiptare dhe mbështetja publike që ka shfaqur ndaj tij trajneri Giani De Biasi, e bëjnë portierin e kuqezinjve një kandidat shumë të fortë për të mbrojtur portën e Torinos duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Temat
BotëSport

Të afërta