Barry hyn në histori të Ligës Premier

Gareth Barry ka hyrë në histori të Ligës Premier.

Mesfushori 35-vjeçar ka thyer rekordin e mbajtur nga David James duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje në ekipin e parë në Ligën Premier.

Ai deri tani në karrierë ka filluar në 572 ndeshje. Këtë rekord e theu pasi startoi sot në përballje me Sunderlandin në stadiumin e “Light”.

Ish-reprezentuesi i Anglisë nisi karrierën në Aston Villa. Më pas ai ka luajtur edhe për Manchester Cityn dhe tani për Evertonin.

Temat
BotëSport

Të afërta