Mesfushori i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka është gjithnjë e më afër Arsenalit.
Sipas mediave gjermane, “Topçinjtë” kanë dërguar ofertën e tyre në vlerë 43 milionë euro (plus bonuse) në adresë te Monchengadbach për reprezentuesin shqiptar të Zvicrës, transmeton KosovaPress.
Klubi nga “Emiratës” është i vendosur për ta blerë prishtinasin, i cili po bën super sezon me skuadrën gjermane.
Mesfushori shqiptar prej kohësh kërkohet nga klubi anglez, madje, edhe vet lojtari kohë më parë kishte deklaruar se ëndërron të luajë në Premier League, një nga ligat më të forta në Evropë.
Xhaka me Monchengladbach ka kontratë deri në vitin 2019, por lojtari në tregun e verës mund të largohet nga klubi gjerman për t’iu bashkuar Arsenalit. /kp/