Zyrtare: Sanches te Bayerni për 35 milionë euro

Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Benfican për transferimin e mesfushorit Renato Sanches për 35 milionë euro.

Bayern Munich ka fituar garën me Manchester Unitedin për transferimin e mesfushorit të Benficas, Renato Sanches, ka konfirmuar kampioni i Bundesligës.

Futbollisti portugez pritej t’i bashkohej “Red Devils”.

Por, ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare në Allianz Arena dhe do të jetë përforcimi i parë i madh i trajnerit të ri, Carlo Ancelotti.

Renato është 18 vjeçar dhe shihet si një prej talenteve më të mëdha në botë. sanches

Temat
BotëSport

Të afërta