Studentët kthejnë konviktin në pishinë (Video)

Në Guangxi të Kinës, disa studentë kanë gjetur një mënyrë të pazakontë, për të kaluar kohën e lirë.

Ata kanë lëshuar të gjitha çezmat që ndodhen në katin e tyre të konviktit, për ta kthyer dhomën ku qëndronin në një pishinë të cekët.

Madje, djelmoshat edhe e kanë xhiruar lojën e tyre, duke notuar, hedhur dhe zhytur në ujë.

Në videon e publikuar, ata shihen duke luajtur një lojë në tavolinë, ndërsa dhoma tyre është e përmbytur.

Nuk dihet se çfarë dëme i janë shkaktuar objektit, apo cilat janë dënimet që do të marrin studentët. /Telegrafi/

Temat
Fun

Të afërta