Rrahja e gazetarit, arrestohet kreu i klubit shqiptar (Foto, +16)

Agjentë të policisë së Tiranës kanë arrestuar presidentin e klubit shqiptar të Kastriotit, Alban Vogli.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se arrestimi i Alban Voglit është bërë për shkak të ushtrimit të dhunës ndaj një gazetari, njofton TCH.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku Vogli ka tentuar të marrë me forcë në mjetin e tij gazetarin sportiv Eduard Ilnica, që punon pranë televizionit Telesport.

Burimet shtojnë se materialet hetimore i kanë kaluar prokurorisë, për akuzat “heqje të lirisë” dhe “ushtrim dhune për shkak të detyrës”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23 të së hënës, në zonën e Zogut të Zi në kryeqytet.

Gazetari Eduard Ilnica është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit të Traumës, ku i është dhënë ndihma e parë. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka pësuar fraktura dhe hematoma nga goditjet.

Temat
RajonSport

Të afërta