Për kë do të bëjë tifo Vokrri, për Shqipërinë apo për Zvicrën?

Kreu u Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, gjatë një interviste për Jutarnji List është pyetur se cilën skuadër do ta mbështesë, atë të Shqipërisë apo atë të Zvicrës, kur kihet parasysh se edhe te helvetikët luajnë shumë futbollistë shqiptarë.

“Për Kosovën”, është përgjigjur ai, për të vazhduar: “Nëse FIFA më 13 maj na tregon dritën e gjelbër, shpresoj se shumica e lojtarëve do të luajnë për shtetin e tyre”.

“E përsëris, shpresoj, pasi nëse nuk duan të ndryshojnë fanellën, janë të kota të gjitha lutjet. E tëra është në ndërgjegjen e tyre”.

“Por kemi edhe ne lojtarë të mrekullueshëm të rinj, ende të panjohur në botë, do të bëjmë përfaqësuese të mirë”, ka deklaruar Vokrri tutje, transmeton Koha Ditore.

Ndryshe, Shqipëria dhe Zvicra do të ndeshen në kuadër të fazës grupore të ‘Euro 2016’.

Temat
SportVend

Të afërta