Noizy nënvlerëson Majkun

Performanca e Majkut krah Maitre Gims u komentua mjaft shumë për faktin që tashmë ai ka bërë të ditur se ai është idhulli i tij madje pas këngës “Dashni” edhe u akuzua se e ka kopjuar.

Reperi shqiptar performoi këngën e tij në koncertin artistit të njohur por duket se nuk ishte ajo më e mira e mundshme pasi Majk u kritikua për përformimin e tij.

Veç publikut ka qenë edhe Olti Curri ai që ka ironizuar me interpretimin e Majkut duke e publikuar një pjesë në profilin e tij e që ka nxitur menjëherë Noizyn të komentojë.

“A je ti më i mirë live?”, ka shkruar Noizy.

Konfliktet mes Babastars dhe OTR vazhdojnë prej kohësh dhe ky reagim i reperit nga Shqipëria nuk është i papritur./Telegrafi/

no_1462807036-9554102

Majk kendon live. Maître Gims ju drejtua organizatoreve : sillini nje dush, ndoshta kendon pak me mire…

A video posted by Olti Curri (@olticurri) on

Temat
Showbiz

Të afërta