Nesër shqyrtohet në Apel rasti “Drenica1”

Nesër më 11 maj në Gjykatën e Apelit shqyrtohen ankesat e avokatëve për rastin “Drenica 1”. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i këtij rasti Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook.
Lexoni postimin e plotë: Dje Kosova festoj Ditën e Europës, ndërsa nesër fillon seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, sipas ankesës së avokatëve në rastin e Gjeneral Sylejman Selimit-Ish Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Gjeneral Sami Lushtaku-Ish Komandant i Zonës Operative të Drenicës, si dhe Komandantëve dhe ushtarëve të tjerë në ratsin e njohur si “Drenica I”. Mbrojtja e z.Sylejman Selimit shpreson se Gjykata e Apelit do të vendos sipas standardeve të Europës dhe do ti shpall të pafajshëm z.Sylejman Selimin, z.Sami Lushtakun dhe të tjerët, sepse ata pa asnjë provë e në kundërshtim me standardet Europjane të drejtësisë dhe të gjykimit të drejtë u shpallen fajtor në muajin Maj të vitit 2015 për vepra të cilat nuk i kishin kryer. Politikanët tanë dhe të Europës po thojnë se tani ma jemi shumë afër Europës, ky rast dhe rasti “Drenica II” që poashtu është caktuar në Gjykatën e Apelit më datën 16 maj 2016 do ta vërtetoj apo demantoj afërsinë e Europës me Kosovën sa i përketë sundimit të ligjit, sepse në Europë nuk do të duhej askush të shpallej fajtor për veprat që nuk i ka kryer apo pa asnjë provë kredibile. Ky standard i drejtësisë do të duhej të vlente edhe në Kosovë, do të duhej të vlente edhe për ish pjesëtarët e UÇK-së, sepse Kosova është Europë.

Temat
LajmeVend

Të afërta