Në pragun e mjerimit (Video)

Janë pesë anëtarë të familjes dhe sfidën më të madhe e kanë mbijetesën.

Destan Bajrami nga Kraishta e Lipjanit së bashku me gruan dhe tre fëmijët jetojnë në gjendje shumë të rëndë ekonomike.

Dhoma në të cilën kjo familje ushqehet dhe jeton, njëkohësisht është shërben edhe si tualet.

Por jo vetëm gjendja ekonomike është problem për këtë familje.

Problemet e saj rriten edhe më shumë nga gjendja jo e mirë shëndetësore në të cilën është i zoti i shtëpisë.
1-59
Po ashtu edhe zonja e shtëpisë, rrëfen për kushtet e rënda me të cilat ajo çdo ditë ballafaqohet, duke thënë së vështirësia e saj fillon me ushqimin e fëmijëve e deri të mungesa e kushteve elementare për t’i kryer punët e shtëpisë.

Mbijetesa e kësaj familjeje është e varur vetëm nga disa dhi, të cilat Destani thotë se ja ka dhuruar një mik.

Kjo familje e harrur prej institucioneve dhe njerëzve thotë se askush deri me sot nuk iu ka trokitur në derë për t’iu dalë në ndihmë. /Zëri/

Temat
LajmeVend

Të afërta