Mustafa e Veseli bisedojnë për koalicionin qeverisës

Kryetari i Kuvendit të Republikës Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi takim me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sa Mustafa.

Mustafa përgëzoi kryetarin Veseli për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke i uruar suksese në përgjegjësitë e reja politike.

“Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me fokus të veçantë zhvillimet që lidhen me procesin e liberalizimit të vizave. U bisedua po ashtu për funksionimin sa më të mirë të koalicionit qeverisës, si dhe koordinimin e domosdoshëm ndërinstitucional në funksion të fuqizimit e përmirësimit të qeverisjes në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit. /Telegrafi/

Temat
LajmeVend

Të afërta