Leicesteri i bën konkurrencë Barcës

Pasi arritën ta bëjnë ëndrrën realitet duke fituar titullin në Ligën Premier, drejtuesit e Leicester Cityt duket se po mendojnë seriozisht jo vetëm për një paraqitje sa më dinjitoze sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve, por po mendojnë edhe për të ardhmen për të qëndruar në këto nivele.

Kampionët anglezë janë futur në garë për të siguruar shërbimet e talenti 18-vjeçar, Ousmane Dembele, i cili ka shkëlqyer këtë edicion me Rennes duke zgjuar interesimin e Barcelonës, Bayern Munichut dhe Borussia Dortmundit.

Sipas ESPN, drejtuesit e Leicesterit janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 30 milionë euro për të siguruar shërbimet e francezit, i cili duket se ka një ta ardhme të sigurt në majat më të larta të futbollit botëror.

Në sezonin e fundit me Rennes, Dembele është aktivizuar në 25 takime, ku ka arritur të shënojë 12 gola, ndërsa ka dhënë edhe pesë asistime për bashkëlojtarët.

Temat
BotëSport

Të afërta