Kocijançiç: Është në duar të partive politike dalja nga kriza politike

Bashkimi Evropian (BE) pret që liderët e Maqedonisë të gjejnë dalje nga kriza politike në vend. Kështu thotë zëdhënësja Maja Kocijançiç, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas agjencisë së lajmeve MIA, Kocijançiç është pyetur nëse marrëveshja e Përzhinos do të dështojë definitivisht, nëse nuk mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 5 qershor.

Ajo ka konfirmuar se përfaqësuesit e BE-së dhe SHBA-ve, janë duke ndërmjetësuar që të arrihet një marrëveshje, por thekson se gjithçka është lënë në duar të katër partive më të mëdhaja politike./Telegrafi/

Temat
LajmeRajon

Të afërta