Ja sa vota i nevojiten Kosovës për t’u pranuar në FIFA

Kosova e pret lajmin e madh të 13 majit, pasi festoi më 3 maj, kur Federata e Futbollit të Kosovës u pranua në UEFA.

Në fakt, 209 përfaqësuesit e anëtarëve të FIFA-s do të votojnë për pranimin ose jo të Kosovës në Kongresin e Meksikës, këtë të premte.

Për t’u bërë pjesë e FIFA-s, Kosovës i nevojitet shumica e thjeshtë e votave, njëjtë si në UEFA, respektivisht 51 për qindëshi, që i bie se i duhen së paku 105 vota, për t’u anëtarësuar në shtëpinë e futbollit ndërkombëtar.

Kjo është data kur votohet

Kosova mund ta marrë një tjetër lajm historik këtë javë, pas atij të 3 majit, kur u bë pjesë e UEFA-s.

Në fakt, në Kongresin e FIFA-s, i cili do të mbahet më 12 e 13 maj, do të vendoset përfundimisht me vota nëse Kosova do të bëhet anëtarja e 210-të e shtëpisë së futbollit ndërkombëtar.

Kosovës i nevojiten 105 vota nga 206 të mundshme, pra shumica e thjeshtë, respektivisht 51 për qindëshi, për t’u anëtarësuar në FIFA, duke i dhënë kështu fund izolimit 25 vjeçar, raporton Zëri.

Gjithashtu, këtij pranimi do t’ia shihte hairin edhe Përfaqësuesja e Kosovës, e cila mund të futet në kualifikimet për Botërorin e Rusisë, ndërsa klubeve kosovare pritet t’ju jepet mundësia e pjesëmarrjes në garat evropiane nga edicioni i ardhshëm.

Temat
SportVend

Të afërta