I shërbeu diktatorit, kuzhinieri japonez i sushit rrëfen detajet e Kim Jong Un

Një kuzhinier japonez i sushit i cili i ka shërbyer Kim Jong-Il pretendon se udhëheqësi aktual i Koresë së Veriut nuk ka ndërmend të angazhohet në një luftë kundër Shteteve të Bashkuara.

Shefi, i cili përdor pseudonimin Kenji Fujimoto, i tha një reviste japoneze muajin e kaluar për herë të parë se e kishin ftuar në Phenian muajin e kaluar për herë të parë gjatë katër viteve të fundit dhe se në aeroport doli për ta marrë vetë Kim Jong-Un.

“U befasova kur pashë në sedilien e shoferit”, mësohet se ka thënë Fujimoto për Shukan Gendai.

“Field marshalli Kim Jong-Un dora vetë po e ngiste, ai kishte ardhur për të më marrë vetë”.

Fujimoto, një prej jo-koreanëve të pakët që është takuar me udhëheqësin e ri, tha se ishte në Phenian më 12 prill cdhe se darkoi me Kim, i cili e përshëndeti me një përqafim dhe e pyeti lidhur me përshtypjet që ka Japonia për vendin e izoluar.

Fujimoto, i cili mësohet se mban kartvizita të shtypura me titullin ‘Kim Jong-Il’s chef’, raportohet se ka thënë “t’iu them të drejtën, është tmerr. Që prej fillimit të vitit ka patur teste raketash dhe bërthamorë”.

Kim mësohet t’i ketë thënë kuzhinierit.

“Arsyeja se përse ne lëshojmë predha dhe raketa janë Shtetet e Bashkuara”, tha lideri suprem sipas raportit, por ai i ka garantuar se nuk ka qëllime armiqësore dhe as agresive dhe se s’ka ndërmend të bëjë luftë pa shkak. /mapo/

Temat
BotëLajme

Të afërta