Hyseni do të marrë pjesë në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Vjenë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, do të marrë pjesë në Konventën e Bashkëpunimit Policor në Evropën Jug-Lindore, në nivel të ministrave të brendshëm, që do të mbahet në Vjenë.

Kjo konventë bashkërendon veprimet për përmbushjen e interesave të përbashkëta të sigurisë; luftimin me efikasitet kërcënimeve ndërkufitare ndaj rendit dhe sigurisë publike, si dhe krimin ndërkombëtar, duke hyrë në partneritet për sigurinë; rritjen dhe intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit policor; mbështetjen reciproke në çështjet policore në Evropën Jug-Lindore, etj.

Tashmë kanë filluar procedurat për aderimin e Republikës së Kosovës në këtë Konventë.

Temat
LajmeVend

Të afërta