Delawie uron Veselin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli zhvilloi sot takim me Ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie.

Sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, gjatë takimit, ambasadori Delawie i uroj kryetarit Veseli zgjedhjen kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe suksese në përgjegjësitë e reja politike.

“Më tutje në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e liberalizimit të vizave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë nga Komisioni Evropian. Amabsadori Delawie me këtë rast theksoi se kjo është tregues i qartë se institucionet e Kosovës janë duke përmbushur përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve dhe obligimet që dalin nga procesi i integrimeve evropiane”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu shtohet: “Delawie shtoi se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të vazhdoj të mbështes Kosovën në të gjithë hapat e saj të zhvillimit dhe integrimeve evropiane”.

“Nga ana e tij kryetari Veseli falënderoi ambasadorin Delawie për urimet e tij, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai si ambasador dhe Washingtoni japin për vendin tonë në të gjitha drejtimet, duke theksuar se ‘Kosova është e sigurt në rrugën e saj, pasi që vazhdon si një storie e përbashkët suksesi e Prishtinës, Washingtonit dhe Brukselit’”, përfundohet në njoftim.

Temat
LajmeVend

Të afërta