Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ka pritur sot në takim ish diplomatin dhe ish Përfaqësuesin Civil Ndërkombëtar dhe Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Faith.
Sipas një njoftimi, ministri Çollaku duke e cilësuar Faith si mik të Kosovës e ka falënderuar për punën e tij në Kosovë duke kontribuar në proceset shtetëndërtuese si dhe përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë së vendit.
“Ministri e ka informuar Z. Feith për zhvillimet në Kosovë që nga përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur në 2012, me theks të veçantë në përparimet që vendi i ka bërë në rrugën e vetë euroatlantike. Gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë diskutuar edhe për hapat e ardhshëm në agjendën evropiane të Kosovës”, thuhet në njoftim.