Xhaka tregon se ku do ta vazhdoi karrierën

Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ka bërë të ditur se ende nuk ka marr ndonjë ofertë nga ndonjë klub, përkundër që është i lidhur me shumë skuadra evropiane.

Për 23 vjeçarin raportohet se janë të interesuar Bayerni, Liverpooli, e Arsenali, madje javë më parë ishte raportuar se ky i fundit ka bërë ofertë prej 38 milionë eurove, transmeton Koha.net.

Por, Xhaka ka thënë se ende askush nuk ka bërë ofertë për të, dhe ka insistuar se është i lumtur të Monchengladbachu.

“Nuk është gjithçka në duart e mia. Mund të them tani se jam shumë i lumtur këtu, dhe kam kontratë deri më 2020. Deri më tani nuk kam marr asnjë ofertë”, ka thënë Xhaka për RP-Online.

Xhaka më tutje ka thënë se nëse do të vjen ndonjë ofertë në drejtim të tij do ta shqyrtojë.

“Nëse ndodh diçka, me siguri do të ulemi dhe do ta diskutojmë dhe të shohim se çfarë do të ndodh. Por, nëse nuk vjen asnjë ofertë është në rregull, pasur gjithçka është në rregull te Borussia”, është shprehur Xhaka.

Temat
BotëSportVend

Të afërta