Ranieri shpallet trajneri i vitit në Itali

Claudio Ranieri është votuar si trajneri më i mirë i vitit në Itali.

Trajneri italian, Claudio Ranieri është votuar si trajneri më i mirë i vitit në Itali, pas suksesit që arriti me Leicester Cityn, me të cilën skuadër e fitoi titullin e Premierligës.

Ranieri ka marrë çmimin ‘Enzo Bearzot’, i cili i jepet trajnerit më të mirë të vitit.

“Ende nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi bërë. Ne kemi synuar që t’i shmangemi rënies në Championship dhe ju mund të shihni se çfarë ka ndodhur”, tha Ranieri pas mori çmimin.

Bearzot ka qenë trajner i Italisë kampione të vitit 1982, i cili vdiq në vitin 2010 dhe një vit më vonë filloi të jepet ky çmim në nder të tij.

Temat
BotëSport

Të afërta