Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli e ka quajtur të vogël ish zëvendësen e tij, Mimoza Kusari-Lila, pasi jo e fundit i bëri thirrje për të shkuar në partinë e re që ajo dhe deputeti Ilir Deda do ta themelojnë.
“Edhe pa Mimoza Kusarin kemi pasur vota. Ajo mos të më thërret në partinë e saj, sepse ajo është shumë e vogël për mua në këtë rast”, ka thënë Pacolli në RTK.
Pacolli shtoi se Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelura e AKR-së dhe edhe pse ka ndikuar negativisht që të ikin njerëz nga partie, e jo të vijnë.
“Mimoza Kusari-Lila ka qenë e përkëdhelur në AKR, prej ardhjes së saj asnjë grua nuk ka ardhë në AKR, pos që janë larguar masivisht….95 për qind e asamblistëve në Gjakovë nuk e kanë përcjell Kusari-Lilen, sepse ajo është sjell në mënyrë arrogante”, është shprehur ai.
Sot më herët gjatë ditës, Mimoza Kusari ka demantuar Pacollin, i cili ditë më parë tha se fushata zgjedhore e Kusarit ka kushtuar miliona euro dhe të gjitha janë paguar nga AKR-ja.