Kosova e paprekur nga afera “Panama Papers” (Foto)

Tashmë dokumentet për aferën e “Panama Papers” e cila ka bërë bujë në gjithë botën, duke prekur kështu qindra fytyra të njohura, por edhe udhëheqës të vendeve më të fuqishme në botë, janë publikuar nga BBC.

Mirëpo, Kosova mbetet i vetmi vend që nuk figuron në listën e vendeve të prekura nga kjo aferë, shkruan Gazeta Express

Siç po shihet në këtë foto, Kosova nuk është përfshirë në këto dokumente.

Megjithatë, kjo aferë kishte prekur njerëzit e pushtetshëm si presidentin rus, Vladimir Putin e shumë të tjerë.

Të gjithë këta, ishin pjesë e më shumë se 200 mijë dokumenteve të publikuara që kishin fshehur pasuritë e tyre në kompani “offshore”.

untitled_1462812049-2849225

Temat
LajmeVend

Të afërta