Interi largon Mancinin? Ja dy zëvendësuesit e mundshëm

Roberto Mancini pritet të largohet nga interi pas përfundimit të këtij edicioni.

Pas një sezoni jo të mirë, ku Interi tashmë edhe zyrtarisht ka mbetur sërish jashtë Ligës së Kampionëve, presidenti Erick Thohir pritet t’ia tregojë derën trajnerit italian, Roberto Mancini.

Interi e nisi mirë sezonin duke qenë në krye të Serie A për disa javë me radhë, por rotacionet e shpeshta dhe mos komponimi i skuadrës, bëri që në vitin 2016 të shfaqej një Inter krejtësisht tjetër, çka edhe humbën pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve.

‘Calciomercato’ shkruan se ‘Zi Kaltrit’ janë duke shikuar si zëvendësues të mundshëm të Mancinit, Leonardon dhe Mihajlovicin.

Sidoqoftë, Mancini disa herë ka shprehur dëshirën për të qëndruar në ‘Giuseppe Meazza’, megjithatë mbetet të shihet se çfarë do të ndodh pas përfundimit të këtij edicioni.

Temat
BotëSport

Të afërta