Ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard ka thënë se së shpejti do të rikthehet në Anfield Road, për të përfaqësuar përsëri Liverpoolin.
Ai ishte larguar nga Liverpooli pas 17 vjetëve, për t’u transferuar MLS te skuadra e LA Galaxy.
Gerrard ka thënë se do të rikthehet në Anfield Road për shkak se i mungon klubi i fëmijërisë.
“Do të rikthehem në shtëpi në një moment. Nuk dua të fillojë spekulimet, pasi jam shumë i lumtur momentalisht këtu (La Galaxy), por e di se një ditë do ta përfaqësojë Liverpoolin”.
“Më mungojnë miqtë dhe familja, më mungon moti i ftohtë, dhe shikimi i ndeshjeve. Kam kaluar atje 35 vjet, dhe Liverpooli është shtëpia ime, gjithmonë do të jetë, kjo është shtëpia ime e dytë për një kohë të shkurtë. Herët apo vonë do të rikthehem te Liverpooli”, është shprehur Gerrard, raporton Liverpool Echo.