Ajo që përdhosi kishën serbe, sot yll botëror

Për këngëtaren kosovare, Era Istrefi tashmë po shkruajnë të gjitha mediat botërore.

Kjo përshkak të talentit të saj me të cilin arriti kulmin e suksesit nga projekti i saj i fundit i lansuar ‘’Bonbon’’.

E të kënaqur aspak nuk janë serbët, ku edhe tash vonë është duke u komentuar rrugëtimi i këngëtares Istrefi deri në pikën ku ajo është sot.

‘’A ju kujtohet Era Istrefi, këngëtarja nga Kosova, dy vjet më parë theu popullin serb, kur ajo publikoi videoklipin e këngës së saj ‘E dehun”, e zhveshur në Kishën Ortodokse në Prishtinë’’ thuhet në një shkrim të publikuar në Blic.rs

‘’Pikërisht për këtë këngëtare, tashmë e gjithë bota po shkruan për të, madje duke e quajtur ‘Rihanna e Ballkanit’”. Ky është komentimi i bërë nga gazeta serbe, për këngëtaren kosovare Era Istrefi.

Këto reagime u bënë duke iu referuar sukseseve të Era Istrefit, të realizuara tashmë përmes këngës ‘’Bonbon’’.

Megjithatë Blic.rs, shkruan se Era ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me projektin e saj të fundit duke rrëmbyer kështu më shumë se 37 milionë klikime në kanalin Youtube.

Temat
Showbiz

Të afërta