Trump e sulmon ashpër Hillary Clinton: Je martuar me një burrë që të ka tradhtuar

Kandidati në garë në taborin republikan për president të SHBA-së, Donald Trump, ka bërë një sulm tepër të ashpër ndaj kandidates në taborin demokrat, Hillary Clinton.

Biznesmeni e ka akuzuar burrin e saj Bill, për tradhtinë dhe përmendi procedurën e rrëzimit, së cilës iu nënshtrua ish-presidenti pas skandalit me Levinskin.

“Hillary është e martuar me një burrë që është akuzuar se ka gënjyer për atë se çfarë ndodhi me një tjetër grua”, tha Trump nga Washingtoni.

“Iu desh të përballej me një gjyq të madh dhe nuk e pati të lehtë”, tha ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta