Stuhitë sjellin tornado në Kolorado, ndërsa akull në Arizona (Video)

Një seri tornadosh kanë kaluar nëpër Koloradon lindore, duke shkaktuar disa dëmtime të lehta si dhe dëme në auto-shtëpiza dhe në ndërtesa. Një tjetër stuhi pranverore solli kushte të papërshtatshme për vozitësit e makinave në Arizonën veriore, pasi që rrugët ishin të ngrira.

Shërbimi Kombëtar i Motit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë se të paktën katër tornado kanë goditur në shtetin Yuma County të shtunën, rreth 100 milje në lindje të Denverit, në afërsi të kufirit me Kolorado Nebraska dhe Kansas, raporton UsaToday, transmeton Indeksonline.

Një nga këto tornadot goditi vetëm në veri të qytetit të Wray rreth orës 18:00 dhe la pesë persona me dëmtime të lehta, sipas oficerit për Operacionet e shpëtimit, Jeremy Martin.

Duke folur në një intervistë telefonike nga zyra e tij, Martin ka thënë se tornado kishte dëmtuar edhe disa ndërtesa dhe struktura të tjera.

Shiko Video

Temat
BotëLajme

Të afërta