Shkupjani keqpërdor të dhëna vajzash për ueb faqe pornografike

Tridhjetë e pesëvjeçari J.K, fitoi padi penale për „keqpërdorim të dhënave personale“, meqë pa pajtim ka siguruar të dhëna personale nga profilet e Facebook të dy personave të gjinisë femërore të moshës 18 dhe 20 vjeçare dhe i ka shfrytëzuar në mënyrë aktive, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Policia bëri të ditur se Sektori për kriminal kompjuterik dhe krim-teknikë digjitale pranë МPB, deri te Prokuroria themelore publike e Shkupit ka dorëzuar kallëzim penal kundër J.K. (35), për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për vepër të kryer penale „keqpërdorim i të dhënave personale“ sipas nenit 149, paragrafi 1 dhe 2 nga Kodi penal i R.M.

I kallëzuari, siç qëndron në njoftim, pa pëlqim i ka siguruar të dhënat e përdoruesve nga profilet e dy personave të gjinisë femërore të moshës 18 dhe 20 vjeçare, dhe i ka shfrytëzuar në mënyrë aktive në disa raste, me se ka bërë keqpërdorim të të dhënave tyre personale në internet.

J.K. ka hyrë në profilet e të dëmtuarave dhe pa pëlqimin e tyre ka marrë fotografi nga profilet e tyre, dhe i ka postuar në një ueb faqe e cila shpërndan materiale më përmbajtje pornografike.

– Menjëherë pas dorëzimit të kallëzimit nga ana e personave të dëmtuar deri te Sektori për krim kompjuterik dhe krim-teknikë digjitale për keqpërdorim të të dhënave tyre personale, janë ndërmarrë masa për identifikimin e përdoruesit të profilit në ueb faqen e cila shpërndan materiale pornografike, nga i cili janë vendosur fotografitë dhe pas grumbullimit të dëshmive dhe analizës së tyre, theksojnë se përdoruesi është tani më i kallëzuari J.K. i cili ka postuar gjithsej 68 fotografi (të cilat nuk janë me përmbajtje pornografike) të dy personave të dëmtuar, njofton MPB./Telegrafi/

MPB e Maqedonisë

Temat
LajmeRajon

Të afërta