Një tërmet me magnitudë 5.9 godet Meksikën Jugore

Një tërmet me shkallë të magnitudës 5.9, ka goditur pjesën jugore të Meksikës të dielën, ka thënë Agjencia Amerikane Gjeologjike (USGS).

Epiqendra e tërmetit ishte e vendosur rreth 18 milje në verilindje nga komuna Pinotepa në shtetin meksikan të Oaxaca, fokusi i tij sizmik ishte i vendosur në një thellësi prej rreth 15 milje, raporton Sputnik, transmeton Indeksonline.

Sipas USGS, dridhjet janë regjistruar në 7:34 GMT sipas kohës lokale.

Është raportuar se deri më tani nuk ka viktima apo dëme.

Temat
BotëLajme

Të afërta