Lideri i ri i PDK-së sot shpalos platformën politike

Lideri i ri i PDK-së, Kadri Veseli do të shpalosë sot platformën e tij, me të cilën do të tregojë se si do ta udhëheqë partinë e cila, aktualisht, është e para në Republikën e Kosovës.

Pjesa e dytë e Konventës do të jetë në Pallatin e Rinisë në Kryeqytet.

“Të dielën e kemi pjesën e dytë të Konventës. Në orën 17 në Pallatin e Rinisë do të jetë adresimi i Kryetarit të PDK-së bashkë me ju të gjithë, me siptanizantë dhe anëtarë të tjerë përballë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka treguar Hajredin Kuçi, Nënkryetar i PDK-së, shkruan Express.

Ndërkohë, në një njoftim në FB, Veseli ka thënë se mezi po pret vazhdimin e pjesë së dytë të Konventës në Pallatin e Rinisë.

Veseli është Kryetari i dytë i PDK-së pas Hashim Thaçit i cili është në pozitën e Presidentit të Republikës.

PDK, në tri palë zgjedhjet e fundit nacionale, ka dalë fituese e zgjedhjeve. Në dy të parat ka udhëhequr Qeverinë kurse në zgjedhjet e fundit, pozitën e Kryeministrit ia ka dhënë LDK-së.
Veseli në fjalimet e para ka thënë se orientimi i tij dhe i PDK-së do të jetë Evropa e jo Turqia.

Në detyrën e re, Veselin e kanë uruar Hashim Thaçi, LDK-ja me Isa Mustafën dhe Ilir Meta. Ndërkohë, ende asnjë urim s’i ka ardhur nga partitë opozitare, AAK, NISMA e Vetëvendosje.

Temat
LajmeVend

Të afërta