Feronikeli përsërit suksesin, kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi

Skuadra nga Drenasi, Feronikeli ka arritur ta fitojë titullin e dytë në histori të klubit.

Feronikeli arriti ta fitoi me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjilanit në udhëtim dhe ka arritur që të shpallet kampionë tri javë para fundit të kampionatit.

Astrit Thaqi shënoi golin e vetëm për mysafirët nga Drenasi, që për dallim nga viti i kaluar kësaj radhe titullin e fituan më lehtë dhe pa ndonjë kundërshtar të fortë.

Besa e Pejës e ka ndihmuar ‘Niklin’, që ta festojë titullin më herët, pasi në shtëpi ka mposhtur Hajvalinë 3:2.

Kastriot Rexha me dy gola dhe Diar Miftaraj me një gol tjetër shënuan për fitoren e Besës së Pejës.

Fitore të thellë ka shënuar edhe Trepça `89 që ka mposhtur si vendas Lirinë me rezultat 6-0.

Ka qenë sulmuesi afrikan, Adeleke Akinyemi që ka shënuar het-trik, ndërsa Fiton Hajdari, Blerand Kurtishaj dhe Mërgim Pevqeli shënuan nga një gol tjetër për mitrovicasit të cilët kanë blinduar pozitën e tretë.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Prishtina në udhëtim tek Vushtrria 3:2.

Labionit Osmani realizoi dy gola, ndërsa Kreshnik Lushtaku një tjetër për suksesin e prishtinasve, përderisa për vendasit shënuan Daut Maxhuni dhe Granit Halili.

Llapi ka mposhtur Drenicën 3:1, duke ia vështirësuar edhe më shumë punët për mbijetesë. /Telegrafi/

Temat
SportVend

Të afërta